KED Logo
KED Kids

Mësim kreativ dhe i strukturuar për fëmijët

KED Kids krijon një hapësirë ku fëmijët mësojnë programim, aftësi digjitale dhe mendim logjik në mënyrë të këndshme, të kuptueshme dhe praktike. Programet janë të dizajnuara për të zhvilluar kreativitetin, kuriozitetin dhe vetëbesimin.

Grupmoshat

Programet përshtaten sipas moshës dhe nivelit, me fokus në zhvillim gradual dhe përvojë pozitive mësimore.

Mosha 7–11
Eksplorim i programimit përmes lojës, logjikës dhe kreativitetit.
Mosha 12–14
Zhvillim i interesit për teknologji dhe orientim i hershëm drejt karrierës.

Programet kryesore

Programet janë të ndërtuara për të kombinuar teknologjinë, kreativitetin dhe zhvillimin e shkathtësive përmes përvojës praktike.

CodeLab Junior – Programimi për fëmijë (7–11 vjeç)

2 herë në javë nga 1.5 orë · 40 € / muaj

Programi CodeLab Junior fokusohet në mësimin e bazave të programimit përmes lojërave vizuale, projekteve kreative dhe sfidave të thjeshta që zhvillojnë mendimin logjik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Paralelisht, nxënësit fitojnë njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit, organizimin e skedarëve dhe dosjeve, krijimin e llogarive dhe shkrimin efektiv në tastierë, si dhe aftësi digjitale për përdorim të sigurt të teknologjisë..

  • 🎯 5 nivele progresive
  • 💡 Fokus në kreativitet dhe logjikë
  • 👨‍👩‍👧‍👦 Moshat 7–11 vjeç

CodeLab Teens – (12–14 vjeç)

2 herë në javë nga 1.5 orë · 40 € / muaj

Programi CodeLab Teens u ofron nxënësve hyrje në shkencën kompjuterike dhe zhvillimin e uebit përmes mësimit praktik dhe projekteve reale.

Nxënësit mësojnë bazat e programimit, logjikën kompjuterike dhe konceptet themelore të algoritmeve, si dhe mënyrën e funksionimit të programeve. Më pas vazhdojnë me zhvillimin e faqeve të thjeshta uebi dhe mendimin kritik për përdorimin e internetit. Në fund, krijojnë një faqe personale për publikim.

  • 🎯 2 nivele progresive (CS & Web Development)
  • 💡 Fokus në logjikë, mendim kritik dhe zhvillim praktik të projekteve
  • 👨‍💻 Moshat 12–14 vjeç

CodeLab Junior – Programimi për fëmijë (7–11 vjeç)

3 orë në javë · 5 module · 80 orë mësimore totale

Programimi bazik i prezanton nxënësit me konceptet themelore të shkencave kompjuterike, duke përfshirë algoritmet, programimin me blloqe dhe zgjidhjen e problemeve. Programi zhvillohet përmes platformës Code.org, e cila e bën mësimin më praktik, më tërheqës dhe të orientuar drejt këmbënguljes përballë sfidave.

Çfarë zhvillojnë nxënësit

Përveç njohurive teknike, programi ndihmon në zhvillimin e shkathtësive që i shërbejnë nxënësit në shumë fusha të tjera.

Mendim logjik

Zgjidhin probleme përmes të menduarit sistematik dhe të strukturuar.

Kodim praktik

Krijojnë kode përmes blloqeve dhe kuptojnë logjikën bazë të programimit.

Kreativitet

Krijojnë animacione, lojëra dhe histori interaktive.

Punë në grup

Mësojnë të bashkëpunojnë, të ndajnë ide dhe të zhvillojnë projekte së bashku.

Siguri digjitale

Kuptojnë përdorimin e përgjegjshëm të internetit dhe sjelljen etike online.

Vetëbesim

Fitojnë siguri në vete duke përfunduar me sukses projekte dhe sfida.

Rrugëtimi në programim

Përparimi i nxënësit paraqitet në nivele, qëllimi i të cilave është të krijojnë një udhëtim mësimor të qartë, të këndshëm dhe fuqizues.

Niveli 1

Eksplorues entuziast

Zhvillon një qasje pozitive ndaj programimit dhe fillon të shijojë procesin e krijimit.

Niveli 2

Nxënës i vazhdueshëm

Kultivon këmbënguljen dhe aftësinë për të zgjidhur sfida të thjeshta.

Niveli 3

Lexues kompetent i kodit

Lexon, kupton dhe parashikon rezultatet e pjesëve të kodit.

Niveli 4

Specialist i automatizimit

Përdor programimin për të zgjidhur detyra dhe sfida të botës reale.

Niveli 5

Kampion i koncepteve

Integron njohuritë dhe shpreh kreativitetin përmes zgjidhjeve të pavarura.

CodeLab Teens - Programet për moshën 12–15

Këto programe ndihmojnë nxënësit të formojnë interes më të qartë për teknologjinë dhe orientimin e tyre të ardhshëm.

Hyrje në shkencat kompjuterike

20 orë mësimore · nivel intensiv

Program që mbulon konceptet bazë të shkencës kompjuterike dhe programimit, duke krijuar një bazë të fortë për hapat e mëtejshëm në teknologji.

Web Development

21 orë mësimore · nivel bazik

Nxënësit mësojnë si ndërtohen faqet web, si përdoret interneti si mjet krijues dhe si të mendojnë në mënyrë më kritike për përmbajtjen që konsumojnë dhe krijojnë.

Workshop Pranveror

Një nga aktivitetet e fundit të KED Kids ishte workshop-i pranveror për inteligjencë artificiale.

AI për fëmijë: ta kuptojmë dhe ta përdorim me kujdes

Gjatë datave 8–10 Prill 2026, fëmijët patën mundësi të njihen me konceptet bazë të inteligjencës artificiale në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për moshën e tyre. Workshop-i u zhvillua përmes diskutimeve, lojërave dhe punës në grupe.

Përmes aktiviteteve praktike me Teachable Machine, ata eksploruan si funksionon AI, si mëson nga të dhënat dhe pse ndonjëherë mund të gabojë. Në të njëjtën kohë, u theksua rëndësia e përdorimit të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të teknologjisë.

Kjo përvojë tregoi se fëmijët mund ta kuptojnë teknologjinë në mënyrë shumë natyrale, kur ajo prezantohet përmes lojës, bashkëpunimit dhe shembujve nga jeta reale.

📅 8–10 Prill 2026 👦 Mosha: 9–12 vjeç ⏱ 3 ditë / 2 orë në ditë
Shiko më shumë
Kids AI Workshop

Summer School

Një program veror i krijuar për të kombinuar mësimin, kreativitetin dhe aktivitetet praktike në një përvojë të këndshme për fëmijët.

Një verë me teknologji, kreativitet dhe argëtim

Summer School i KED Kids u ofron fëmijëve një përvojë të pasur me aktivitete edukative, projekte kreative, mësim praktik dhe punë në grup. Programi është menduar që fëmijët të mësojnë, të krijojnë dhe të zhvillojnë aftësi të reja në një ambient pozitiv dhe motivues.

Përmes kombinimit të teknologjisë, lojës dhe aktiviteteve interaktive, Summer School krijon një hapësirë ku fëmijët rrisin vetëbesimin, kreativitetin dhe aftësitë sociale.

☀️ Program veror 👧 Për fëmijë 🎨 Edukim & aktivitete
Shiko më shumë
Summer School