KED
Summer
School'24
...një ëndërr e çdo fëmije!
Shkolla Verore
Kamping | Kayak | Not | Kalërim | Teknologji | Poçari | Shigjetari
Shkolla Verore zhvillohet gjatë një jave të veçantë, nga ora 9:00 deri në 15:00 çdo ditë, ku fëmijët do të kalojnë momente të paharrueshme. Aktivitetet janë kryesisht në natyrë, dhe ne do të sigurojmë një mjedis të ngrohtë dhe të sigurt, me zyret tona si pikë takimi. Çdo ditë, fëmijët do të eksplorojnë, do të mësojnë dhe do të argëtohen, ndërsa do të jenë në dorë të profesionistëve të kualifikuar dhe të një ekipi mbështetës prej 2 deri në 4 anëtarë të KED Summer School.
Transporti për aktivitetet, drekën, snacks dhe të gjitha mjetet e punës janë të përfshira në çmim, për të siguruar një përvojë të plotë dhe të qetë për fëmijët tuaj. Jemi të përkushtuar të ofrojmë një javë të mbushur me aventura, krijimtari dhe shumë të qeshura, duke ndihmuar në zhvillimin dhe argëtimin e fëmijëve në një atmosferë të mbushur me dashuri dhe kujdes.
Kamping
Kampingu, mbijetesë në natyrë e argëtim!

Kayak
Momente të paharrueshme! Kayak me profesionistë!

Poçari
Fëmijët marrin me vete krijimet e tyre për tu bërë kujtim i përjetshëm!

Kalërim
Kalërim, kujdesi për kuajt dhe shumë të tjera...

Teknologji
Teknologjia është pjesë e pandashme e jona!

Not
Not profesional nga trajner ekspert!
