Summer School 7–11

Verë me mësim, kreativitet dhe eksperienca të paharrueshme

Summer School e KED Kids është një program veror që kombinon aktivitete edukative, kreativitet, teknologji dhe bashkëpunim, duke u dhënë fëmijëve një përvojë të vlefshme dhe të këndshme gjatë verës.

Çfarë ofron Summer School?

Programi është menduar për të zhvilluar aftësi të rëndësishme përmes aktiviteteve që i angazhojnë fëmijët në mënyrë aktive dhe kreative.

Aktivitete edukative

Mësim përmes ushtrimeve, sfidave dhe përvojave praktike.

Kreativitet

Aktivitete që nxisin imagjinatën, shprehjen dhe krijimin.

Bashkëpunim

Punë në grup dhe zhvillim i aftësive sociale në ambient pozitiv.

Kalendari i aktiviteteve

Çdo ditë sjell eksperienca të reja, kreativitet, teknologji dhe aktivitete në natyrë për fëmijët.

E Hënë

Krijimi i Herbariumit

Krijimi i Herbariumit

  • Mbledhja e gjetheve, luleve dhe bimëve në natyrë
  • Vëzhgimi dhe identifikimi i bimëve
  • Mësim praktik për natyrën dhe kujdesin ndaj ambientit
Dreka 🍴

Herbariumi im

  • Vendosja e bimëve në fletë
  • Shënimi i emrit dhe karakteristikave të tyre
  • Krijimi i një herbariumi personal
Snacks
  • Prezantojnë punën e tyre
  • Paketimi dhe pastrimi i zonës

E Martë

AI

AI

  • Çfarë është AI
  • Si përdoret në jetën e përditshme
  • Si mëson AI nga të dhënat
Dreka 🍴

AI në praktikë

  • Vegla AI për të trajnuar një model të thjeshtë
Snacks
  • Shembuj praktikë nga jeta e përditshme

E Mërkurë

Dita e gatimit

Dita e Gatimit

  • Njohje me përbërësit bazë
  • Rregullat e higjienës në kuzhinë
  • Përgatitja e ushqimeve të thjeshta
Dreka 🍴

Gatuajmë së bashku

  • Fëmijët mësojnë si të përgatisin picë
  • Përgatitje e piteve dhe ushqimeve të tjera
  • Punë në grup dhe ndarje e detyrave
Snacks
  • Koha për të provuar gatimet tona
  • Diskutim për eksperiencën në kuzhinë

E Enjte

Ditë kampingu

Ditë Kampingu

  • Aktivitete në natyrë
  • Rregullat bazë të kampingut
  • Siguria dhe kujdesi gjatë qëndrimit jashtë
Dreka 🍴

Lojëra në natyrë

  • Lojëra ekipore
  • Pjekja e marshmallow
Snacks
  • Përmbyllje e ditës në natyrë
  • Reflektim mbi aktivitetet e kampingut

E Premte

Ditari digjital i kujtimeve

Ditari Digjital

  • Mbledhja e kujtimeve nga java
  • Zgjedhja e fotove dhe momenteve të veçanta
  • Organizimi i ideve në formë digjitale
Dreka 🍴

Kujtime nga Kampi

  • Krijimi i ditarit digjital të kujtimeve
  • Shtimi i teksteve, fotove dhe përshkrimeve
  • Përgatitja për prezantim
Snacks
  • Prezantimi i ditarit digjital
  • Reflektim i hapur mbi përvojën në kamp

Çfarë duhet të kenë fëmijët me vete?

  • Mbathje të përshtatshme për terren dhe ujë
  • Rroba që nuk pengojnë lëvizjet: pantallona sportive, bluzë pambuku
  • Kapelë dhe syze dielli
  • Krem mbrojtës nga dielli SPF 50

Informacion shtesë

  • Gjatë ditës përfshihen: mëngjesi, dreka dhe snack
  • Arritja në qendër bëhet në ora 09:00
  • Shpërndarja dhe përfundimi i ditës bëhet në ora 15:00

Pse Summer School?

Sepse vera mund të jetë një periudhë ku fëmijët jo vetëm argëtohen, por edhe zhvillojnë aftësi, krijojnë miqësi dhe përjetojnë eksperienca të reja që i ndihmojnë në rritjen e tyre.

Vetëbesim

Fëmijët mësojnë të provojnë, të krijojnë dhe të prezantojnë idetë e tyre.

Mendim kritik

Zhvillojnë aftësinë për të vëzhguar, kuptuar dhe zgjidhur sfida të ndryshme.

Përvojë e balancuar

Kombinim i mësimit, lojës dhe eksperiencave që mbeten gjatë në kujtesë.

Për moshat 12–17

Ke fëmijë më të rritur?

Për nxënësit 12–17 vjeç kemi edhe programin AI & WebXR Summer School, ku ata mësojnë si të përdorin AI, si të ndërtojnë website dhe si ta kthejnë projektin në një eksperiencë 3D/VR.

Shiko programin 12–17

Momente nga eksperiencat e kaluara

Disa nga kujtimet dhe aktivitetet që e bëjnë Summer School një përvojë të veçantë.

← Kthehu te Summer School